Apple blen një kompani çdo tre-katër javë – Rreth 100 kompani janë blerë 6 vitet e fundit

apple-blen-nje-kompani-cdo-tre-kater-jave-–-rreth-100-kompani-jane-blere-6-vitet-e-fundit

Tim Cook ka treguar se Apple blenë një kompani çdo 3-4 javë, tani që ata janë një kompani me të ardhura prej $111.4 miliardë në katër mujorin e parë të 2021, shkruan lajmi.net.

Apple ka bërë blerjen më të madhe kur bleu Beats Electronics, që është një kompani e krijuar nga reperi dhe producenti Dr Dre. Kjo kompani u ble për $3 miliardë.

Një kompani tjetër e madhe që është blerë nga Apple është Shazam, që u ble për $400 milionë në vitin 2018.

Cook ka thënë se ata në përgjithësi blejnë kompani të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e teknologjisë së tyre, si p.sh. blera e PrimeSense.

PrimeSense është një kompani që krijon teknologji sensorike 3D, e cila ka kontribuar në krijimin e FaceID për Apple.

Lista e kompanive që blenë Apple është shumë e ndryshueshme. Ata kanë blerë kompani nga më të ndryshmet, duke përfshirë ato që punojnë me inteligjencë artificiale AI, evente përmes realitetit virtual, pagesa, podcast, AI që mundëson vetë-vozitjen e makinës, etj.

Apple ka rreth $2 trilionë, prandaj edhe kanë të ardhura të mjaftueshme për të bërë këto blerje. /Lajmi.net/