Apeli ia heq vendimin për burg të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metali në Kamenicë

apeli-ia-heq-vendimin-per-burg-te-perjetshem-burrit-qe-vrau-gruan-me-shufer-metali-ne-kamenice

Gjykata e Apelit  e ka anuluar vendimin për burgim të përjetshëm ndaj Nuhi Mavroqanit i cili kishte vrarë me shufër metalike gruan e tij në Kamenicë.

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Gjykata e Apelit, shkruan lajmi.net.

“Gjykata e Apelit, me aprovimin e ankesës së mbrojtësit të akuzuarit N.M. por edhe sipas detyrës zyrtare, e ka anuluar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, të datës 04.12.2020.  Rasti i është kthyer të njëjtës gjykatë në rivendosje”, shkruan lajmi.net.

N.M. ishte dënuar më burgim të përjetshëm nga ana e gjykatës së shkallës së parë, për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Kjo pasi që gjykata, e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes se tij, shtetases S.M.

Gjykata e Apelit ka konstatuar se aktgjykimi në fjalë, është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, ngase nuk është përpiluar në pajtim më dispozitat ligjore. Në fakt nuk janë dhënë arsyet në të cilat është bazuar, më rastin e zgjedhjes se çështjes juridike, veçanërisht më rastin e vërtetimit të përgjegjësisë penale të akuzuarit, si dhe me rastin e zbatimit të dispozitave të caktuara të ligjit penal, ndaj të akuzuarit dhe veprës se tij.

The post Apeli ia heq vendimin për burg të përjetshëm burrit që vrau gruan me shufër metali në Kamenicë appeared first on Mesazhi.com.