Ankesa për parregullsi në konkursin për zjarrëfikës në Prizren, disa persona e morën testin më herët

ankesa-per-parregullsi-ne-konkursin-per-zjarrefikes-ne-prizren,-disa-persona-e-moren-testin-me-heret

Njëri nga kandidatët që pretendon të jetë dëmtuar nga ky konkurs (emër i njohur për redaksinë), ka thënë se testi fizik e kanë kaluar të gjithë kandidatët, por se testi me shkrim është shpërndarë tek kandidatët pa filluar testimi, shkruan lajmi.net.

“Po mas pari kemi hy në test fizik, kemi kaluar të gjithë, pastaj testin me shkrim, disa kandidatë e kanë poseduar para orarit që kemi pasur me iu nënshtru testit. Unë jam i dëmtuar nga ky konkurs personalisht”, tha personi në fjalë për lajmi.net.

Lajmi.net ka siguruar edhe testin të cilit iu janë nënshtruar kandidatët për t’u bërë zjarrëfikës.

Në fund, pas testit fizik, me shkrim dhe me gojë konkursi, ishte mbyllur dhe me 6 janar 2021, e më pas, ishin shpallur 23 kandidatët e suksesshëm, të cilët kishin fituar pozitat, që sipas tij të gjithë këta janë favorizuar dhe kanë pasur paraprakisht testin me shkrim. /Lajmi.net/