Angela Merkel merr vaksinën AstraZeneca

angela-merkel-merr-vaksinen-astrazeneca

Ndryshe nga shumë udhëheqës të tjerë botërorë, kancelarja gjermane Angela Merkel, nuk ka bërë shumë bujë për faktin se ajo tani është vaksinuar me AstraZeneca, e bërë nga një prodhues britanik-suedez.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, kancelarja 66-vjeçare e mori vaksinën në ish-Aeroportin Tempelhof të Berlinit, një qendër e cila po përdoret ekskluzivisht për vaksinimin me AstraZeneca-n, një vaksinë që është në dispozicion vetëm për të moshuarit mbi 60 vjeç në Gjermani.

Vendimi që vaksina të përdoret vetëm për të moshuarit erdhi pas raportimit të rasteve të mpiksjes së gjakut, që si duket është raportuar tek më të rinjtë.

Rreth 3 mijë njerëz në ditë mund të vaksinohen në këtë qendër në Gjermani.

Vaksinimi i Merkel u bë i ditur nga zëdhënësi i saj Steffen Seibert në një postim në Twitter.

The post Angela Merkel merr vaksinën AstraZeneca appeared first on Mesazhi.com.