Analisti: Kurti e Osmani është dashur të tregojnë çfarë ndodhi në veri

analisti:-kurti-e-osmani-eshte-dashur-te-tregojne-cfare-ndodhi-ne-veri

“Ka mundur që të komunikohet më mirë pas vizitës nga ana e z.Kurti dhe zonjës Osmani që të tregohet sa më shpejt se çfarë kishte ndodhur e çfarë jo”, tha Nikaj në Pressing.

“Besoj se ne mbetëm duke interpretuar xhirimet në mënyra të ndryshme më shumë sesa duke e ditur se çfarë ka ndodhur’, theksoi ai.

“Incidentet tregojnë se mbetet punë për tu bërë në veri, mbetet ende punë për tu vendosur ligjshmëria edhe në atë anë përkundër faktit se është bërë shumë”, theksoi ai.