Ambasadori italian i shkon në zyre Kurtit, ia përmend sërish dialogun me Serbinë

ambasadori-italian-i-shkon-ne-zyre-kurtit,-ia-permend-serish-dialogun-me-serbine

Orlando thotë se ka uruar Vetëvendosjen për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ambasadori tregon se në takim u diskutua edhe për hapat e ardhshëm dhe se ka inkurajuar Kurtit për formimin e shpejtë Qeverisë së re.

Me këtë rast Orlando thotë se ka siguruar se Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin euro-atlantik.

“Në një takim miqësor i urova Albin Kurti fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhje. Ne diskutuam hapat e ardhshëm ndërsa inkurajova formimin e shpejtë të Qeverisë së re. Unë e sigurova atë se #Italia do të vazhdojë të mbështesë #Kosovën në reformat, dialogun dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Orlando. /Lajmi.net/