Ambasadori britanez ia kërkon Osmanit formimin sa më të shpejtë të institucioneve

ambasadori-britanez-ia-kerkon-osmanit-formimin-sa-me-te-shpejte-te-institucioneve

Presidentja në detyrë, Vjosa Osmani, sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar , Nicholas Abott.

Abbott uroi Osmanin për rezultatin e zgjedhjeve si dhe për mbarëvajtjen e procesit.

Në takim u diskutua për rëndësinë e themelimit sa më të shpejtë të institucioneve në vend dhe përkushtimin e plotë drejt përmbushjes së pritshmerive dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës, që përfundimisht ndikojnë në përmirësimin e mirëqenies së tyre.

Palët diskutuan edhe për zhvillimet e fundit në vend dhe sulmet me prapavijë politike, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurisë së qytetarëve tanë si dhe për hetim të plotë e sa më të shpejtë të rasteve.

The post Ambasadori britanez ia kërkon Osmanit formimin sa më të shpejtë të institucioneve appeared first on Mesazhi.com.