Ambasadori amerikan: Pozicioni i Amerikës mbetet i pandryshuar

ambasadori-amerikan:-pozicioni-i-amerikes-mbetet-i-pandryshuar

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett ka reaguar lidhur me situatën e fundit në vend dhe zgjedhjen e Presidentit të Kosovës.

Ambasadori Kosnett deklaroi se pozicioni i qeverisë amerikane mbetet i pandryshuar.

“Ne mbështesim një votim të Kuvendit për President. Ne u bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të Kuvendit të përmbushin përgjegjësinë e tyre ndaj popullit të Kosovës duke marrë pjesë në votim për të siguruar një kuorum”, deklaroi Kosnett, shkruan lajmi.net.

Duhet përkujtuar që kanë mbetur edhe pak minuta deri në fillim të seancës për zgjedhjen e presidenti të vendit

The post Ambasadori amerikan: Pozicioni i Amerikës mbetet i pandryshuar appeared first on Mesazhi.com.