Ambasadori ​Rohde: Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar

ambasadori-​rohde:-gjermania-do-te-vazhdoje-ta-perkrah-kosoven-ne-rrafshin-nderkombetar

Ambasadori Rohde e uroi zëvendëskryeministrin Bislimi për marrjen e detyrës dhe ofroi mbështetjen e tij në fusha të ndryshme, ku Gjermania tashmë edhe e ka dëshmuar përkrahjen ndaj Kosovës.

Sipas një komunikate të Qeverisë, gjatë bisedës, zëvendëskryeministri dhe ambasadori diskutuan rreth projekteve të përbashkëta, bashkëpunimit rajonal, si dhe për vizitën e fundit në Bruksel të delegacionit kosovar.

Ambasadori Rohde theksoi se Gjermania do të vazhdojë ta përkrah Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, ndërsa zëvendëskryeministri Bislimi e vlerësoi lartë përkrahjen e pakursyer të shtetit mik./Lajmi.net/