Ambasadorët e QUINT-it mbajnë takim me përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit

ambasadoret-e-quint-it-mbajne-takim-me-perfaqesuesit-e-institucioneve-vendore-te-zbatimit-te-ligjit

Gjatë këtij takimi ambasadorët e QUINT-it, kanë kërkuar nga përfaqësuesit e institucioneve vendore të zbatimit të ligjit, që të angazhohen dhe sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të sigurt.

Ndërkaq, koordinatorja për zgjedhje, Laura Pula, i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it, me veprimet e ndërmarra nga viti 2013 e deri më tani nga Prokurori i Shtetit, ku ka theksuar se, çdo herë që janë mbajtur zgjedhjet kanë pasur rolin e vetëm për mbrojtjen e votës së qytetarëve.

Koordinatorja Pula, ka potencuar se për zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, janë caktuar 88 prokurorë kujdestar të cilët do të jenë të vendosur në tërë territorin e Republikës së Kosovës, të përcjell nga 40 staf mbështetës, ku do të punojnë në ekipe të përbashkëta me hetuesit e policisë.

Gjithashtu, ajo është shprehur se Prokurori i Shtetit bashkë me Policinë e Kosovës, do të hetojnë dhe ndjekin penalisht çdo pretendim për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të tjera penale lidhur me zgjedhjet.

Dhe në fund, koordinatorja Pula, ka bërë apel tek secili qytetarë që ka prova për mashtrim, sjellje të pahijshme dhe parregullsi të procesit zgjedhor të paraqitet dhe t’i raportojë ato, tek Policia Kosovës dhe Prokurori i Shtetit. /Lajmi.net/