Allahu i ka ndarë punët ashtu siç i ka ndarë furnizimet

allahu-i-ka-ndare-punet-ashtu-sic-i-ka-ndare-furnizimet

Falënderimi qoftë për Allahun e Madhërishëm, prej të cilit kërkojmë ndihmë, falje dhe udhëzim. Ndërsa bekimet e Allahut qofshin për Muhamedin (a.s.) për familjen e tij, për shokët e tij dhe për të gjithë ata që e ndjekin rrugën dhe mësimet e tij deri në amshim.

Vëllezër besimtarë!

Tema e hutbes së sotme është: Allahu i ka ndarë punët ashtu siç i ka ndarë furnizimet

Kur i Dërguari i Allahut (savs), u mbante fjalim sahabëve, ata e rrethonin atë sikur bylyzyku që e rrethon kyçin e dorës, duke pritur me padurim çdo fjalë të tij. Në një rast, siç transmeton Ebu Hurejre (r.a.), ai u tha atyre:

“Kush jep dy (dy dinarë, dy dirhem ose diçka tjetër) në rrugën e Allahut, ai do të thirret nga dyert e xhenetit: ‘O rob i Allahut , kjo është një e mirë  për ty (një nga hajratët e tua)!’Kush e fal namazin rregullisht – do të thirret nga dera e namazit; kush lufton në rrugën e Allahut – do të thirret nga dera e xhihadit; kush agjëron shumë (nafile) – do të thirret nga dera e agjërimit; kush jep shumë sadakë – do të thirret nga dera e sadakës.”  Atëherë Ebu Bekri (r.a.), tha:“O i Dërguari i Allahut, ti je më i dashur për mua se babai dhe nëna ime!Me të vërtetë i lumtur është ai që thirret nga të gjitha dyert, andaj, a do të thirret ndokush nga të gjitha dyert e xhenetit? I Dërguari i Allahut (savs),tha: “Po, dhe shpresoj, o Ebu Bekër, seti dotë jesh njëri prej tyre.”(Buhariu dhe Muslimi)

Shpjegimi më i thjeshtë i këtij hadithi gjendet në tregimin e regjistruar nga Imam Dhehebiu, në veprën e tij Sijerul-a’lam en-nubelanë lidhje me Imam Malikun dhe njeriun e devotshëm Abdullah el-‘Umerij, i cili ishte tërhequr në izolim (në vetmi) për agjërim, namaz dhe lexim të Kuranit. Kështu që ai i shkroi Imam Malikut, me qëllim që ta inkurajonte atë të izolohej dhe t’i përkushtohej ibadetit dhe pastrimit të shpirtit të tij.

Imam Maliku iu përgjigj letrës së tij, duke i thënë: “Allahu i ka shpërndarë veprat ashtu siç i ka shpërndarë mjetet e jetesës, kështu që ndoshta dikujt i është dhënë mundësia të falë shumë namaz, por atij nuk i është dhënë mundësia të shkojë në xhihad, dikujt Allahu ia ka hapur derën e sadakës, por nuk ia ka hapur derën e agjërimit vullnetar. Përhapja e diturisë është një nga veprat më të mira të bamirësisë, dhe unë jam i kënaqur me atë që Allahu më ka dhënë dhe më ka mundësuar. Kështu që unë nuk mendoj se ka më pak shpërblim për atë që bëj unë,në krahasim me atë që ju i jeni përkushtuar, dhe shpresoj që ne të dy jemi në(rrugë) të mirë.”

Vëllezër të respektuar!

Nëse secili prej nesh mendon pak më mirë për veten e tij, ai do të zbulojë se është i aftësuar të bëjë një ibadet të caktuar, ndërsa për një ibadet tjetër, ai nuk është i aftësuar në atë masë.

Prandaj, ai le ta shtojë atë ibadet, sepse në të ështëdera e tij për në xhenet, por as dyert tjera të xhenetit të mos lihen pas dore. Dikush nga ne do të zbulojë, se atij i është dhënë aftësia për të agjëruar vullnetarisht, por nuk i është dhënë aftësia dhe mundësia për të dhënë sadakë, kurse dikujt tjetër i është bërë i lehtë dhe i dashur leximi i Kuranit, por nuk i është hapur në të njëjtën masë, edhe dera e mësimit dhe studimit të hadithit.

Mjafton që sa më shumë të bëjmë atë që na ka mundësuar Allahu, dhe të jemi këmbëngulës në të, por pa i braktisur plotësisht edhe ibadetet e tjera vullnetare dhe veprat e mira.

Imagjinoni, nëse secili prej nesh do të punonte dhe do të ishte këmbëngulës në kryerjen e asaj që është lehtësua për të, gjendja e umetit Islam do të përmirësohej shumë.

Hasan bin Thabitinuk e ka bartur shpatën, as në xhahilijet dhe as në Islam, dhe kurrë nuk ka marrë pjesë në xhihad, por Allahu i kishte dhuruar atij aftësi në poezi, kështu që, ai e mbrojti Islamin me poezitë e tij, të cilat nuk ishin më pak vdekjeprurëse për armiqtë sesa shpata e Halid ibn Velidit, dhe secili prej tyre, e ndihmoi Islamin me atë që i kishte dhënë Allahu, dhe me të cilën e kishte dalluar dhe fuqizuar.

Prandaj, shikoni dhuratën që Allahu ju ka dhënë, dhe do të zbuloni se një nga fortesat e Islamit po pret që ju ta ruani dhe ta mbroni, prandaj gjenduni aty, sepse vendi juaj është vendi ku ju ka vendosur Allahu i Plotfuqishëm. (Ed’hem Sherkavi)

O Zoti ynë, të lutemi na bëj nga ata që e presin dhe e përcjellin muajin ramazan.

O Zoti ynë, na bëj prej atyre që do ta agjërojnë muajin ramazan.

O Zoti ynë, le të jetë ky ramazan pikë kthese për të mirë në marrëdhëniet tona, në veprat tona dhe në jetën tonë.

O Zot, na ndihmo ta ruajmë dritën e Islamit këtu në atdheun tonë të bukur!

Ndihmoji dhe mbroji të gjithë njerëzit e rrezikuar dhe pa të drejta, kudo qofshin ata!

Kurthet e armiqve tanë ktheji mbi kokat e tyre!

O Zot, na i mëshiro prindërit dhe paraardhësit tanë të vdekur, të cilët na e sollën dritën e Islamit!

Na i udhëzo dhe forco fëmijët dhe pasardhësit tanë, dhe bëri prijës të umetit dhe mbrojtës më të mirë se ne të fesë dhe atdheut tonë!

O Zot, na mëshiro neve në Ditën e Gjykimit, dhe na ndero në xhenet me shoqëri të pejgamberëve, të sinqertëve, të shehidëve dhe të njerëzve të mirë! Amin!

Përshtati: Miftar Ajdini

(Islampress)