Alexei Navalny del nga greva e urisë

alexei-navalny-del-nga-greva-e-urise

Alexei Navalny ka deklaruar se do të dalë nga greva e urisë pas më shumë se tri javësh.

“Nuk po tërhiqem nga kërkesa ime për të parë doktorin e nevojshëm, po humbas ndjeshmërinë në disa pjesë duarve e këmbëve (…) Duke marrë shkas nga këto zhvillime dhe rrethana, kam nisur të dalë nga greva e urisë,” shkroi ai në Instagram.

Sidoqoftë, ai theksoi se do të vazhdojë të kërkojë takime me skuadrën e tij mjekësorë.
Navalny ndalojë ushqimin 24 ditë më parë pasi autoritetet e burgut ku ai qëndron i arrestuar, i kanë mohuar takimet me doktorin e tij privat. Personaliteti opozitar kishte shprehur shqetësime për dhimbje të rëndë në kurriz dhe këmbët e tij, simptoma të cilat skuadra e tij mjekësore i sheh të lidhura me sulmin me agjent nervor që Navalny ka pësuar në gusht 2020.

Doktorët privat të Navalny-t ngritën alarmin fundjavën e kaluar, duke thënë se ai “mund të vdesë në çdo moment”, gjë e cila nxiti mbështetësit e tij dhe shtetet perëndimore të ushtronin presion mbi Kremlin-in.

Ky lajm i Navalny-t vjen dy ditë pas protestave masive anë e mbanë Rusisë, që u mbajtën në emër të tij dhe lirimit të tij. Autoritetet bënë thirrje që njerëzit të qëndrojnë larg rrugëve për të treguar kujdes ndaj masave anti-COVID dhe arrestuan figura të afërta të Navalny-t disa orë para fillimit të tubimeve.

Më shumë se 1,000 qytetarë u arrestuan.

Navalny, 44 tha se ai tashmë është ekzaminuar dy herë nga një skuadër doktorësh, përfshi disa profesionist “civil”. “Hera e fundit ishte vetëm pak para fillimit të protestave. Ata po bëjnë teste dhe analiza dhe po më japin rezultatet dhe konkluzionet.”

Ai nuk harrojë t’ia atribuonte “mbështetjes së jashtëzakonshme të njerëzve në të gjithë vendin dhe botën” këtë “progres kaq të madh”.

Autoritetet ruse kanë pohuar kudo se gjendja e tij mjekësore është e “pranueshme”.

Navalny u arrestua në Janar, gjatë kthimit të tij në Rusi pas një qëndrimi 5 mujor në një spital në Berlin, ku ai u kurua për helmim me agjent nervorë Novichok. Pas kësaj, ai u dënua me 2 vite e gjysmë burg në Shkurt, nën akuzën e shkeljes së lirimit me kusht gjatë qëndrimit të tij në Gjermani, të një dënimi të mëparshëm për përvetësim.

Më herët këtë javë, Bashkimi Europian, Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA kanë paralajmëruar se e quanin Rusinë të përgjegjshme për gjendjen e rënduar të shëndetit të Navalny-t dhe kjo mund të rezultonte në masa të tjera kufizuese. Ata të gjithë kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të arrestimit të Navalny-t dhe mbajtjes së tij nën arrest. /euronews

The post Alexei Navalny del nga greva e urisë appeared first on Mesazhi.com.