Albin Kurti e fton Blerim Shalën në dialog, Haki Abazi i del kundër

albin-kurti-e-fton-blerim-shalen-ne-dialog,-haki-abazi-i-del-kunder

Klan Kosova raportoi se kryeministri Kurti ka ftuar që Veton Surroi dhe Blerim Shala të jenë pjesë e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Por, duket se ky veprim i Kurtit nuk i ka pëlqyer Haki Abazit, i cili përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka kundërshtuar Kurtin.

Abazi tha se Blerim Shala ka qenë joproduktiv dhe degradues për Kosovën gjatë kohës sa dialogut i printe ish-presidenti Hashim Thaçi. E sipas Abazit, Shala nuk duhet të jetë pjesë e dialogut në asnjë mënyrë.

Për procesin e deritanishëm të dialogut, Abazi tha se ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme dhe ka krijuar rrethana në favor të Serbisë, andaj nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër.

Postimi i plotë: 

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë.

Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar.

Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të…

Posted by Haki Abazi on Friday, April 23, 2021