Akuzon bashkëpartiakët se ia vodhën votat

akuzon-bashkepartiaket-se-ia-vodhen-votat

Reshiti përmes një postimi në ‘facebook’ ka thënë se të merresh me politik është sfidë sidomos kur je femër.

“Të merresh me politik është sfid vërtetë e madhe, sidomos kur je edhe femër.
Kur besimin e fituar të qytetërëve, komisionerët e partisë tënde ta vjedhin në kutin e votimit”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ka falënderuar qytetarët që e votuan.

“Të dashur qytetarë, që dëshmuar se jeni me qindra e qindra, që më besuat dhe që më votuat për asambleiste, me lejoni t’iu falendëroj nga zemra për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.

Ndërsa ka vazhduar duke thënë se me hajna nuk ka ndryshim.

Por, para se të hynte në garë, Eljesa Reshiti në një foto me Liburn Aliun thurte lavde për bashkëpartiaket.