Aksioni i Policisë: Arrestohen gjashtë persona, sekuestrohen 125 mijë euro

aksioni-i-policise:-arrestohen-gjashte-persona,-sekuestrohen-125-mije-euro

Prokuroria Speciale njofton se nga ky aksion janë arrestuar gjashtë (6) persona, me inicialet A.Q., Sh.R., A.O., F.L., H.L dhe L.S., të dyshuar se kanë kryer veprat penale “Shpëlarje parash”, “Falsifikim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

“Gjithashtu, nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të holla në vlerë prej njëqindenjëzetepesë mijë (125.000) euro të dyshuara, si dhe pesë (5) vetura të modeleve të ndryshme”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje, si dhe brenda afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesa për caktimin e paraburgimit.