Aksident trafiku në Klinë, lëndohen pesë persona

aksident-trafiku-ne-kline,-lendohen-pese-persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti ku të përfshira ishin pesë vetura.

Aksidenti ndodhi saktësisht në fshatin Rixhevë të Klinës, ndërsa shkaktuar dyshohet të ketë qenë mos-përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës, transmeton lajmi.net.

Rreth orës 09:00 në fshatin Rixhevë ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara pesë vetura dhe si pasojë janë lënduar pesë persona. Ata janë dërguar për tretman mjekësor. Shkaktar i aksidenti dyshohet se janë kushtet atmosferike, shpejtësia, mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës”, ka thënë zëdhnësi i policsië për rajonin e Pejës, Driton Rugova./Lajmi.net/