Aksident në Deçan: Lëndohen tre persona, dy prej tyre plagë më të rënda

aksident-ne-decan:-lendohen-tre-persona,-dy-prej-tyre-plage-me-te-renda

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 21:15 në rrugën “Luan Haradinaj”.

“Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjetet, ku lëndime kanë pësuar tre persona. Dy nga të lënduarit, shkaku i lëndimeve të rënda janë dërguar në emergjencë në spitalin rajonal të Pejës, ndërsa personi tjetër ka pësuar lëndime të lehta dhe është dërguar për trajtim në QKMF në Deçan”, ka thënë Gashi.

Detaje tjera rreth rastit nuk janë dhënë. /Lajmi.net/