Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, dy të vdekur dhe disa të lënduar

aksident-i-rende-trafiku-ne-shqiperi,-dy-te-vdekur-dhe-disa-te-lenduar

Një aksident rrugor është regjistruar Rrogozhinë, ku fatkeqësisht kanë humbur jetën 2 persona, e ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 të tjerë. Mësohet se 3 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ku goditja ka qenë fatale për 2 persona.

Viktima është identifikuar si T. M., rreth 54 vjeç, oficer i Burgut në Peqin, si edhe një grua e cila humbi jetën teksa po transportohej në spital. Ndërkohë, 2 të plagosurit janë dërguar në spital, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Shkak paraprakisht dyshohet parakalimi i gabuar, megjithatë grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Kujtojmë që vetëm një ditë më parë, një tjetër aksident rrugor u mori jetën të rinjve në në Kodër-Kashar. Makina u përplas me murin për pasojë, humbën jetën 2 vëllezërit Ismail Sulaj 66 vjeç e Belul Sulaj 63 vjeç, si edhe kushëriri i tyre Dashamir Dema 50 vjeç.

The post Aksident i rëndë trafiku në Shqipëri, dy të vdekur dhe disa të lënduar appeared first on Mesazhi.com.