Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur

aksident-i-rende-ne-peje,-nje-i-vdekur

Aksidenti ka ndodhur mes dy veturave mbrëmë rreth orës 23:00, në rrugën pranë Stacionit Hekurudhor në Pejë.

Viktima është i gjinisë mashkullore, ndërsa vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale të Pejës.

“Rreth orës 23:00 mbrëmë ka ndodhur një aksident komunikacioni, rruga prej stacionit trenit në drejtim të stacionit të autobusëve dhe dy vetura kanë qenë të involvuara, mandej edhe dy të tjera janë përfshirë në aksident. Një person pas lëndimeve që ka pësuar është dërguar për ndihmë mjekësore, ndërkohë mjekët në Spitalin Rajonal në Pejë kanë konstatuar vdekjen e tij”, ka thënë Elshani.

Aksidenti ka ndodhur si pasojë e kushteve të rrugës.

“Hetimet e para çojnë që shkaktari të jetë mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës. Është fazë fillestare e hetimeve dhe nuk mund të japim diçka më shumë tani për tani”, tha Elshani. /Lajmi.net/