Aksident i rëndë në Kishnicë, 7 persona të lënduar

aksident-i-rende-ne-kishnice,-7-persona-te-lenduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Gjilan, konkretisht në fshatin Kishnicë, me ç’rast janë lënduar rënd 7 persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

KosovaPress ka siguruar disa fotografi nga ky aksident tejet i rëndë.

“Sot rreth orës 19:00 në rrugën Prishtinë Gjilan, saktësisht në fshatin Kishnicë, ka ndodhur një aksident komunikacioni me lëndime trupore ku janë të përfshira dy vetura. Si pasojë shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut’, ka thënë Ahmeti për KosovaPress.

The post Aksident i rëndë në Kishnicë, 7 persona të lënduar appeared first on Mesazhi.com.