Aksident i rëndë në Deçan, tetë të lënduar – tre në gjendje të rëndë

aksident-i-rende-ne-decan,-tete-te-lenduar-–-tre-ne-gjendje-te-rende

Si rrjedhojë e tij, tetë persona kanë pësuar lëndime trupore dhe që të gjithë janë dërguar për tretman mjekësor, shkruan lajmi.net.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje më të rëndë.

“Sonte rreth orës 08:10 në rrugën “Luan Haradinaj” në Deçan ka ndodhur një aksident trafiku, ku të involvuara kanë qenë dy vetura. Tetë persona kanë pësuar lëndime trupore, dhe të gjithë janë dërguar me emergjencë në Spitalin Rajonal për trajtim. Mjeku ka vlerësuar se tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore”, kanë thënë nga Policia e Kosovës. /Lajmi.net/