Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Piqeras, humb jetën një 34-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 07:00, në aksin rrugor Sarandë-Piqeras.

Policia njofton se si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bordurën anësore automjeti tip Ford me drejtues shtetasin E.B dhe dy shtetas të tjerë pasagjerë.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën pasagjeri A. A., 34-vjeç, banues në Durrës, ndërsa drejtuesi E. B. dhe pasagjerja tjetër A. K., janë transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. /TCH/