Akar: Cilësimi si “gjenocid” i ngjarjeve 1915 nga presidenti Biden mohim dhe shtrembërim i historisë

akar:-cilesimi-si-“gjenocid”-i-ngjarjeve-1915-nga-presidenti-biden-mohim-dhe-shtremberim-i-historise

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar tha se cilësimi i ngjarjeve të vitit 1915 nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden si “gjenocid” nuk bart asnjë qëllim tjetër përveçse mohim dhe shtrembërim të historisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Akar në një deklaratë me shkrim në faqen e internetit të ministrisë lidhur me cilësimin e ngjarjeve 1915 si “gjenocid” nga Biden tha se: “Përdorimi i termit ‘gjenocid’ nga presidenti amerikan lidhur me ngjarjet 1915, nuk bartin asnjë qëllim tjetër përveçse mohim dhe shtrembërim të historisë”.

Ministri Akar shtoi se ata që përdorin këtë term duhet të shohin historinë e botës dhe të tyren.

“Arsyetimi i administratës amerikane është i pavlefshëm ashtu sikurse nuk mund të bëhet fjalë për përsëritjen e një ngjarjeje inekzistente. Teksa përpara 2020 nuk është përdorur një shprehje e tillë, çfarë ndryshoi që u mor një vendim i tillë?. Çfarë mendon lidhur me këtë çështje populli i matur amerikan?. Nuk ka shpjegim të arsyeshëm dhe moral ky vendim i cili është marrë nën drejtimin e lobeve të cilët nuk përfaqësojnë as popullin armen”, tha Akar duke shtuar se:

“Ky vendim është deklaratë dhe një shembull i keq edhe në aspektin e nderit intelektual. Duhet të dihet se historia nuk mund të rishkruhet me deklarata të tilla politike. Janë të papranueshme dhe të padobishme krijimi i kundërshtive dhe paraqitja e armiqësive të reja nga historia”.

Pasi vuri në dukje se ngjarjet historike nuk duhet të politizohen dhe të përdoren si mjet përballjeje dhe konflikti, Akar theksoi se formimi i një mjedisi të tillë është e qartë se do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet Turqi-Armeni dhe turko-armene si dhe kryesisht paqen e rajonit.

“Paqja dhe qetësia e rajonit tonë është problem i përbashkët i yni, i Turqisë dhe Armenisë, i vendeve të rajonit dhe jo i vendeve të cilat ashtu si dje edhe sot përpiqen të përdorin diasporën armene për interesat e tyre”, potencoi Akar.

“Administrata e SHBA-së u është nënshtruar presioneve të diasporës armene”

Akar deklaroi se Turqia gjithmonë ka mbrojtur idenë se diskutimet mbi ngjarjet e vitit 1915 janë një çështje që duhet të bëhet nga historianët dhe jo nga politikanët dhe se nga vendet e treta, përfshirë edhe vendet aleate si SHBA-ja.

“Pavarësisht kësaj, administrata e SHBA-së me këtë vendim të sajin duke mohuar edhe nënshkrimet e raporteve të saj zyrtare u është nënshtruar presioneve të diasporës armene dhe disa qarqeve të tjera. Janë injoruar dokumentet dhe informacionet aktuale në raportin 12 të gjeneral Harbord dhe ato që ndodhen në Arkivat Kombëtare dhe Agjencinë e Regjistrimeve (NARA) të SHBA-së”, tha ai.

“Si përfundim është pakujdesi, injorancë, shkatërrim i së ardhmes të cilësosh si ‘gjenocid’ ato që janë përjetuar në një periudhë mes shoqërive turko-armene të cilët për shekuj jetuan së bashku dhe në mirëqenie dhe që kishin vullnetin për të jetuar së bashku”, tha Akar.

The post Akar: Cilësimi si “gjenocid” i ngjarjeve 1915 nga presidenti Biden mohim dhe shtrembërim i historisë appeared first on Mesazhi.com.