Ahmeti thumbon Kurtin: Me shku dikur te varri i Rugovës ishte blasfemi, do të kryqëzonin

ahmeti-thumbon-kurtin:-me-shku-dikur-te-varri-i-rugoves-ishte-blasfemi,-do-te-kryqezonin

Madje, ai në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se nëse dikush nga Vetëvendosja do të shkonte te varri i ish-presidentit historik do të kryqëzohej.

Ahmeti tregoi se në Vetëvendosje nuk iu kishte pëlqyer kur ai kishte shkuar për homazhe për ta nderuar ish-kryeministrin Bajram Rexhepi.

“Kur vdiq ish-kryeministri Bajram Rexhepi dhe kishte homazhe në Teatër unë isha kryetar komune dhe thashë po shkoj më thanë kadale se ka pas dëm në decentralizim në dialog. Na mund të mos pajtohemi politikisht, por nuk mundet askush me ma ndalë me shku në homazhe. Qysh tash po del që me shku te varri i [Ibrahim] Rugovës nuk koka blasfemi se atëherë me pas shku të kishin kryqëzu. Thoshin se më së shumti duhesh me i diskutu librat e tij si kritik letrar, por nuk bëhet fjalë me shku edhe me nderu njeriun që na ka mësu durimin”.

Ahmeti ka deklaruar se ‘njerëzillëkun nuk mund t’ia humb askush’ duke thënë se ai mund ta telefonojë ose t’i dërgojë mesazh edhe kundërshtarëve politikë kur këta të fundit kanë ndonjë telashe.

“Kadri Veseli kur shkon në Hagë e thirri. Kur s’muhet Albin Kurti unë i çoj mesazh ‘ishalla je mirë’. Njerëzillëkun nuk ma hup askush. Kur thonin ata ‘janë dalë këta tash as në vdekje e as në dasmë’. Me Visar Ymerin ke nejt ditë e natë bashkë për vite të tëra, keni nejt edhe në burg bashkë e dy javë pasi del mos me i shku as në varrim të babës nuk bohet kjo punë kështu. Ishalla i kanë mësu disa gjëra”.

Por, a pret kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti që Albin Kurti si kryeministër mund t’i ‘hakmerret’?

“Me ju hakmarr Prishtinës për shkak meje e kam shumë problem qysh e kam pas problem Isa Mustafën kur ishte kryeministër mos me kalu Ligjin për Prishtinës e Avdullah Hoti u mundojke me na i ndal autobusat. I kam thënë që s’ka kuptim kjo se unë në fund të fundit përfaqësoj një qytet të tërë me gjysmë milioni banorë gjatë ditës. Albin Kurti i thirrke kryetarët e komunave për COVID-19 edhe nuk e thirrke Prishtinën. Me pësu Prishtina pse ai e ka mërzi me më thirr mu është e papranueshme”.