Afro 50 mijë votues të rinjë në zgjedhjet e 14 shkurtit

afro-50-mije-votues-te-rinje-ne-zgjedhjet-e-14-shkurtit

Nesër kutive të votimit do të kenë mundësi t’ia mësyejnë për herë të parë 49 mijë e 198 votues të rinjë.

Sipas të dhënave, në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit 2021 të drejtë vote në Kosovë kanë 1 milion e 794 mijë e 862 votues, shkruan IndeksOnline.

Nesër në ora 07:00 do të hapen 888 qendra të votimit me gjithsej 2 mijë e 382 vendvotime.

Të drejtën e votës e kanë edhe të burgosurit që aktualisht ndodhen në institucionet korrektuese në Kosovë.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) aktualisht në institucionet korrektuese janë 1 mijë e 475 persona.

“Aktualisht në institucionet korrektuese janë 1475 persona të burgosur, të drejtë vote kanë të gjithë ata persona të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, e të cilët posedojnë dokumente valide. Nga ky numër i të burgosurve përjashtohen të miturit nën moshën 18 vjeçare. Rreth 10 të burgosur janë të mitur nën moshën 18 vjeçare, ndërsa shtetas të huaj janë rreth 50 të burgosur”, thuhet në përgjigjen e SHKK-së për IndeksOnline.

Përveç këyre, KQZ ka angazhuar 200 ekipe mobile do të jenë në shërbim të personave të infektuar me COVID-19.

E sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës 6 mijë e 991 persona janë aktiv me Covid19, ku nuk do të kenë mundësi të votojnë nga vendvotimet e tyre.

The post Afro 50 mijë votues të rinjë në zgjedhjet e 14 shkurtit appeared first on Mesazhi.com.