Më se 360 miliardë karkaleca të shkretëtirës, konsiderohet se e kanë përfshirë Afrikën Lindore, duke lënë dëme shkatërruese në të mbjella.

Kjo përfshirje masive, besohet të jetë më e fuqishmja në 25 vitet e fundit, që do të lë pasoja shumë të mëdha, transmeton Telegrafi.

Vetëm një tufë në veri-lindje të Keni, është 60 kilometra e gjatë dhe 40 kilometra e gjërë, ndërsa mund të shkatërrojë ushqimin për qindra njerëz për çdo ditë.

Karkalecat e shkretëtirës – të konsideruara si speciet më të rrezikshme të karkalecave – janë drejtuar gjithashtu në drejtim të Somalisë, Etiopisë, Sudanit, Xhibutit dhe Eritreas.

Autoritetet e sigurisë paralajmëruan se disa pjesë të Sudanit të Jugut dhe Ugandës, mund të sulmohen ditëve në vijim.

Rreth 150 milionë karkaleca ndodhen në një kilometër katror, ndërsa kur fryen erë mund të përhapen me shpejtësi duke migruar për nga 100 kilometra në ditë. /Telegrafi/