Abrashi tregon çfarë po ndodhë brenda LDK-së dhe kur pritet të zgjedhet kryetari i ri

abrashi-tregon-cfare-po-ndodhe-brenda-ldk-se-dhe-kur-pritet-te-zgjedhet-kryetari-i-ri

Abrashi tha se në javët në vazhdim do të mbahet mbledhja e Kuvendit Zgjedhor të LDK-së ku pritet të paraqiten emrat që do të kandidojnë për t’u zgjedhur si kryetar të partisë.

“Janë kryetarët e degëve dhe vazhdojnë të funksionojnë si të tillë dhe do të merren me organizime dhe mbarëvajtje të Kuvendit që do të mbahet në javët në vazhdim.Realisht kryetari ka dhënë dorëheqje, por është në funksion të detyrës së kryesisë. Më shumë si funksion të asaj të detyrës së kryesisë derisa kryetarët e degëve mbesin të gjithë në detyrë.I kemi parë ato lajme të pakënaqësive mund të ketë reagime të tilla, por sot është vendos që kryetarët e degëve mbesin në detyrë.Kryesia, kryetari do të bëjë dorëheqjen në Kuvend në mënyrë që të vazhdojë me mbledhjen e organeve të reja, deri atëherë të gjitha funksionet e tjera janë në detyrë.Do ti kemi dy tri komisione që do të ndërtohen këto ditë një prej tyre do të jetë edhe ai që merret me kandidaturat, por edhe me mbarëvajtjen e kuvendit zgjedhor”, tha Abrashi, shkruan lajmi.net.

Arban Abrashi theksoi se në mbledhje të kryesisë është njoftuar e tërë kryesia se Mustafa nuk pretendon për asnjë mandat tjetër dhe se i hap rrugë Kuvendit Zgjedhor në javët në vijim.

“Nuk ka për momentin emra, një komision që do të merret me punën e komisionit zgjedhor dhe me kandidaturat do të fillojë shpejt dhe aty do të dalin emrat.Ne do ti presim këto organe që do të funksionalizohen në mënyrë që të organizohet Kuvendi Zgjedhor. S’kisha me caktu datë sot, por është çështje javësh. Nuk kemi diskutuar fare për atë, thjesht ka qenë një njoftim i kryetarit me dorëheqjen e tij, të tjerët kanë folur për procesin.Është diskutuar në baza individuale por besoj që do të merremi me një analizë më të thellë për krejt këtë”, tha ai./Lajmi.net/