Abdixhiku i reagon ashpër Kurtit për dokumentet e dialogut: Po e bën viktimën kur s’je i tillë

abdixhiku-i-reagon-ashper-kurtit-per-dokumentet-e-dialogut:-po-e-ben-viktimen-kur-s’je-i-tille

Abdixhiku në një postim në Facebook,  ka thënë se Kurti po e bën viktimën pa qenë fare i tillë. Kjo, sipas Abdixhikut është dobësi, shkruan lajmi.net.

Abdixhiku ka shtuar se dokumentet e dialogut janë dhënë në ditën e pranimit të detyrës.

“Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim”, ka shkruar ai.

Madje ka thënë se njerëzit në LDK kanë qenë të gatshëm të ndihmojnë në secilin moment, por që Kurti nuk e ka kërkuar këtë.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Kryeministër,

Të bësh politikë është një gjë. Të bësh viktimën kur s’je i tillë është e panevojshme – është dobësi.

Dokumentet e dialogut të janë dhënë ditën e pranimit të detyrës. Është ajo dosja e kaltërt që pason me dorështrëngim nga paraardhësi yt. Aty i ke 29 faqe raport. I ke edhe dokumentet e dakorduara në secilin takim. E ke pozicionin politik të Kosovës, e analizën e ekspertëve – të njëjtëve që i ke angazhuar tani për konsultim.

Nëse s’i mbanë mend, ke mundur të pyesësh. Nëse i ke humbur, ke mundur t’i kërkosh sërish.

Nëse të janë dashur informata shtesë nga njerëzit e mi në LDK, jemi pesë minuta larg në Prishtinë. S’jemi të huaj kur është në pyetje vendi. E duam barabartë të gjithë.

Ke mundur ta bësh secilin hap ndryshe përveç ankimit para miqve jashtë. Trego përgjegjësi. S’je më opozitë. Tani je Kryeministër. Udhëheq si i tillë.  /Lajmi.net/