Abbott dënon sulmin ndaj djalit të ish-ministrit Rashiq

abbott-denon-sulmin-ndaj-djalit-te-ish-ministrit-rashiq

Abbot në një postim në Facebook e ka quajtur sulmin të papranueshëm, duke kërkuar njëherësh hetime lidhur me zbardhjen e rastit.

“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është neveritës pavarësisht motiveve të mundshme. Dhuna e tillë, qoftë fizike apo verbale, është e papranueshme ndaj askujt, por është veçanërisht tronditëse ndaj një personi të ri. Unë kërkoj që Policia e Kosovës të hetojë shpejt këtë incident dhe të gjejë ata që nxitën dhe morën pjesë në këtë incident”, ka thënë Abbott.