AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin

aak-nuk-merr-pjese-ne-seancen-per-presidentin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk do të marrë pjesë në seancën e thirrur për votimin e presidentit.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shtuar se janë kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse sipas tij, kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Ky është postimi i Haradinajt:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka dhënë me kohë qëndrimet rreth çështjes së zgjedhjes së Presidentit.

Ne jemi kundër koncentrimit të pushtetit te një person apo parti politike, sepse kjo i bën dëm demokracisë në dobi të vendosjes së autoritarizmit.

Shembull për këtë ishte tentimi i mbrëmshëm për marrjen e vendimit ad-hoc për ndryshim të ligjit zgjedhor, duke e kontrabanduar në Kuvend, me arrogancë numrash e shantazhe.

Andaj, deputetët e Aleancës, nuk do të marrin pjesë në seancën e thirrur të Kuvendit për votimin e Presidentit.
RH

The post AAK nuk merr pjesë në seancën për presidentin appeared first on Mesazhi.com.