A lejohet falja e namazit të xhumasë dy herë nga i njëjti imam?

a-lejohet-falja-e-namazit-te-xhumase-dy-here-nga-i-njejti-imam?

Pyetja:

Esselamu alejkum! A është e lejuar që një imam t’ju bëhet imam xhematit dy herë për namazin e xhumasë, kur nuk është e mundur që i tërë xhemati ta falin xhumanë vetëm njëherë?

Përgjigjja:

Ve alejkum selam!

Në bazë të parimit fetar, një imam nuk mund ta udhëheq xhematin dy herë për të njëjtin farz, pasi që namazi i dytë për imamin do të ishte nafile, ndërkohë që nuk është e drejtë që muktediu (namazliu) të falë namazin farz (të obligueshëm) pas një imami që fal namaz nafile (namaz vullnetar).

Me gjithë këtë, në raste kur nevoja është e madhe (sidomos në diasporë) ka mundësi që të veprohet në bazë të principit “e domosdoshmja e ndryshon zakonin, vendimin”, d.m.th., kur është e pamundur që të gjithë pjesëmarrësit ta falin namazin e xhumasë në të njëjtën kohë, për shkak të mungesës së hapësirës, si dhe është e pamundur që të gjendet një imam tjetër, i dytë. Me këtë rast, është më mirë që imami zyrtarë të mbajë edhe hytben e dytë të xhumasë, ndërsa për faljen e namazit ta autorizojë ndonjë person tjetër të aftë nga xhemati. Në rast se nuk mund të gjendet ndonjë që do të mund ta falte namazin, atëherë për shkak të nevojës ka mundësi që të hiqet dorë nga respektimi i principit të lartpërmendur. Për të vlerësuar shkallën e gjendjes së lartpërmendur, përgjigjen duhet ta jep imami përkatës.

Burimi:
https://www.islamskazajednica.ba/index.php/namaz-ezan/19411-da-li-jedan-imam-moze-klanjati-dvije-dzume-isti-dan

__________________
Dr. Enes Ljevakoviç, Muftiu i Sarajevës
Fetve-i emini i Akademisë për Fetva pranë BI të Bosnjës

Përktheu: Mehas Alija

(Islampress.ch)