A ju intereson,se a keni furnizim të mjaftueshëm, dhe sa jeni të lumtur deri më tani?

a-ju-intereson,se-a-keni-furnizim-te-mjaftueshem,-dhe-sa-jeni-te-lumtur-deri-me-tani?

Sqarimi i fjalëve të Allahut të
Plotfuqishëm:

وَاللَّـهُ خَيْرُ الرَّازِقِينَ ﴿١١“E Allahu është furnizuesi më i mirë.”(el-Xhumu’a, 11)

Furnizimi nuk kufohetvetëm në të holla,
në ushqim dhe të mira materiale. Furnizimi i Allahut  është shumë i gjerë dhe përfshinë shumë gjëra…

Furnizimi është:

– kur i Lartësuari judhuron
miq të mirë;

– kur keni paqe dhe ndërgjegje të pastër;

– kur keni gjumë të qetë dhe çati mbi
kokë;

– kur shihni diçka të bukur që ju bën të
lumtur;

– kur i Plotfuqishmi judhuron dikë që ju
do dhe ua fal gabimet;

– kur lexoni diçka të mrekullueshme;

– kur e shijoni mëshirën e babait dhe
nënës suaj;

– kur keni njëtë afërm që është
ngushëllimi juaj në ditët e hidhërimit;

– kur shoqëroheni me vëllezërit dhe
motrat të cilët ua kthejnë buzëqeshjen në fytyrë;

– kur keni respekt për ata që ju
rrethojnë;

– 
në buzëqeshjen e fëmijës suaj;

– në dhuratën që merrni nga një i dashur
i juaj;

– në aftësinë tuaj për t’u kujdesur për
veten tuaj;

– dhe gjithçka që kemi është furnizim nga
i Plotfuqishmi.

O Allah, na furnizo neve me kënaqësinë
Tënde, sepse Ti je Ai që jep furnizimin më të mirë.

Autor: Salih El-Megamisi

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)