A është PSD-ja vazhdimësi e shkollës së Vetëvendosjes? Flet Dardan Molliqaj

a-eshte-psd-ja-vazhdimesi-e-shkolles-se-vetevendosjes?-flet-dardan-molliqaj

Molliqaj është shprehur se politika e aksioneve dhe protestave nuk është e Vetëvendosjes, por kjo lloj e “demokracisë pjesëmarrëse” është e shpërndarë kudo, shkruan lajmi.net.

“Jo domosdoshmërisht. Janë disa gjëra, e para mënyra e demokracisë pjesëmarrëse dhe jo vetëm përfaqësuese ose direkte, pjesëmarrjes në tubime, protesta, aksione, është e vjetër dhe ka ndodhur kudo. E dyta e rëndësishme është se edhe në VV dorën në zemër, shumicën e asaj lloj demokracie pjesëmarrëse jemi ne që e kemi bërë, por as kjo nuk është e rëndësishme sa është e rëndësishme rezistenca ndaj asaj që po vjen. Njerëzit thonë që duhet të presim për të parë çfarë po vjen, ne besojmë se nuk duhet të presim gjithmonë, sepse senet dihen në bazë të ideologjisë që një subjekt politik e përfaqëson.”, tha Molliqaj.

Më tutje, Molliqaj është shprehur i shqetësuar lidhur me atë që po vjen (i referohet qeverisjes së Albin Kurtit).

“Jemi të shqetësuar me atë që po vjen, ne mendojmë se qytetari i Kosovës ka arsye të jetë i mllefosur dhe të kërkojë ndryshim, mirëpo ndryshimi që po e shohim se është, nuk është ndryshim. Ne besojmë se Vetëvendosja nuk është duke e adresuar saktë problemin, Vetëvendosje po e redukton se mungesa e zhvillimit në Kosovë është lidhje direkte me disa njerëz. Korrupsioni është problem, duhet t luftohet, por është mashtrim të reduktohet dhe të gënjehet qytetari se ti je i varfër sepse filani ka vjedhur.”, tha Molliqaj. /Lajmi.net/