A e prish agjërimin dhurimi i gjakut?

a-e-prish-agjerimin-dhurimi-i-gjakut?

Pyetje:

A e prish agjërimin dhurimi i gjakut?

Selam alejkum!

Unë jam një dhurues i rregullt vullnetar i gjakut, prandaj këtë e kam bërë edhe gjatë ramazanit, sepse ishte një rast urgjent për një vajzë, edhe pse isha duke agjëruar gjatë ramazanit. Në transfuziologji, ekziston përgjigjja juaj për pyetjen e mësipërme, por për të qetësuar zemrën time, ju kërkoj të më përgjigjeni nëse kam shkelur, përkatësisht, a e kam prishur agjërimin apo jo.

Përgjigje:

Alejkum selam!

Parimi i përgjithshëm është se agjërimin e prish ajo që hyn, jo ajo që del nga trupi. Tek dhurimi vullnetar i gjakut, gjaku del nga trupi, për këtë arsye kjo nuk e prish agjërimin, sipas analogjisë me hixhamen – lirimin e gjakut. Në hadithin autentik thuhet se Pejgamberi (savs), e ka liruar gjakun (ka kryen hixhamen) gjatë agjërimit. (Transmetim nga Buhariu)

Në pyetje është përgjigjur:

Prof. dr. Enes Ljevaković,
Myfti i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përkthim: Miftar Ajdini