A duhet të agjërojnë personat që e kanë kaluar COVID-19?

a-duhet-te-agjerojne-personat-qe-e-kane-kaluar-covid-19?

Krasniqi në Ndrrimin e Natës ka theksuar se personat që kanë mbetur me pasoja shëndetësore dhe që janë në terapi nga mjeku nuk preferohet të agjërojnë.

“Shumë persona që e kanë kaluar virusin as që e kanë ditur se ishin të prekur, ka raste që e kanë kuptuar se e kanë kaluar koronavirusin vetëm kur i kanë bërë analizat, që u kanë treguar se e kanë pasë virusin. Pse të mos agjërojnë ata?”

“Tek çështja e sëmundjes ka definicion, nëse një sëmundje shtohet ose rritet gjatë agjërimit ose i vonohet shërimi, pra nëse ka të bëjë agjërimi drejtpërsëdrejti me atë sëmundje, siç janë disa kategori të diabetit që janë shumë të rënda, në këto raste mjeku e preferon që këta persona të agjërojnë”.

“A duhet të agjërohet apo nuk duhet të agjërohet vërtetohet më së miri në dy mënyra, nëpërmjet mjekut specialist dhe nëpërmjet praktikës që njeriu e di vet sa mundet ta përballojë apo sa mund të durojë? “, ka thënë Krasniqi.

Ai ka theksuar se vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

“Vaksinimi kundër COVID-19 duhet të vazhdojë edhe gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit. Vaksinat të cilat lejohen shkenctarisht të merren për njerëzit, i lejon edhe feja”.