A do të garojë PDK në komunën e Skënderajt nëse kandidon edhe Bekim Jashari

a-do-te-garoje-pdk-ne-komunen-e-skenderajt-nese-kandidon-edhe-bekim-jashari

Hoxhaj ka treguar nëse PDK do të kandidojë në Skënderaj nëse kandidon edhe Bekim Jashari, që është kryetar aktual.

Në zgjedhjet e kaluara lokale, PDK nuk vuri asnjë kandidat dhe u vendosë prapa Jasharit, por Hoxhaj ka treguar nëse këtë vit do të jetë ndryshe.

“PDK do të garojë në të gjitha komunat me kandidatët e saj. Nuk e konfirmova as Bedriun, as Uranin. Nuk do ta konfirmojë as zotëri Sami Lushtakun. E di që ai ka një respekt të thellë në atë qytet dhe rajon”, ka thënë ai.

“Një gjë mund të them sigurt. Kudo që ka komunë në Kosovë, PDK do të garojë me kandidatët e saj. Nuk dua që të shpalli emrat sonte pasi është vendim i partisë, këshillit dhe degëve”, shtoi ai.