A bëjmë çmos që të na bien mëkatet derisa falim namaz?

a-bejme-cmos-qe-te-na-bien-mekatet-derisa-falim-namaz?

Transmeton Thevr ibn Jezidi nga Ebu Munibi se Abdullah ibn Omeri (r.a.), e kishte parë një djalosh, i cili gjatë namazit po qëndronte gjatë në sexhde, andaj kishte pyetur:
“Cili nga ju e njeh këtë djalosh?”

Një burrëi thotë: ‘Unë e njoh atë.’

Pastaj Ibn Omeri (r.a.), kishte thënë:“Sa më përket mua, nëse do ta njihja do t’i thosha të bënte sa më shumë ruku’ dhe sexhde, sepse e kam dëgjuar Pejgamberin (savs) kur ka thënë: ‘Kur njeriu fillon të falë namaz, mëkatet e tij vendosen ose varen në qafë, dhe sa herë që bën ruku’ dhe sexhde, mëkatet bien prej tij.”(Silsiletul-ehadith es-sahiha, vol.3, hadithi nr. 1398)

Prandaj, mos të nxitojmë duke u kthyer nga rukuja dhe sexhdeja, por të qëndrojmë sa më gjatë në ruku’ dhe në sexhde, në mënyrë që të gjitha mëkatet tona të bien gjatë namazit.

Përkthim: Miftar Ajdini

(Islampress)