80 deputetë në Maqedoninë e Veriut vaksinohen kundër COVID-19

80-deputete-ne-maqedonine-e-veriut-vaksinohen-kunder-covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, paralajmëroi se deri më 28 Prill, pritet të arrijnë rreth 26 mijë dozave të vaksinës “Pfizer” dhe 200 mijë të “Sinofarm”, duke potencuar se imunizimi më intensiv do të fillojë të zbatohet pas Festës së Pashkëve.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi deklaroi se me imunizimin e deputetëve kah mesi i Majit, pritet normalizimi i punës së parlamentit. Sipas të dhënave të tij, dje deri në orën 16:00 janë vaksinuar 2/3 e deputetëve.

Ai mes tjerash, ka deklaruar se dy punonjës të shërbimeve të Kuvendit kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19 dhe për këtë shkak këtyre shërbimeve u është dhënë përparësia.

Pas festës së Pashkëve ortodokse do të vaksinohen edhe përfaqësuesit e ekzekutivit kur pritet të arrijnë sasitë më të mëdha të vaksinave, ka deklaruar Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai ka thënë se nuk ka një formë të pasaportës së vaksinimit, por certifikata që po pranohen nga vendet e rajonit. Siç tha, ata janë gati dhe do të jepen nga java e ardhshme./TVKLAN