762 qytetarë të prekur me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale, 590 prej tyre janë në oksigjeno-terapi

762-qytetare-te-prekur-me-covid-19-po-trajtohen-neper-spitale,-590-prej-tyre-jane-ne-oksigjeno-terapi

762 pacientë të prekur me virusin COVID-19 janë duke u trajtuar në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës si dhe në spitalet e përgjithshme në vend.

Aktualisht 662 prej tyre janë konfirmuar me SARS CoV-2, ndërsa 43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore si pasojë e këtij virusi.

590 pacientë të tjerë janë nën asistim të oksigjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë gjithsej 319 pacientë, 270 të konfirmuar me virusin SARS CoV-2, 23 prej tyre në gjendje të rënduar ndërsa 256 në oksigjeno-terapi.

Ndryshe dje janë konfirmuar edhe 498 raste të reja me koronavirus duke quar kështu numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në 12 mijë e 609.

Deri më tani numri i pacientëve që kanë humbur jetën si pasojë e këtij virusi është 2 mijë e 61.

Njoftimi i SHSKUK-së:

Në klinikat Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, aktualisht janë duke u trajtuar 762 pacientë nga Covid-19.

Prej tyre, 662 raste janë të konfirmuar me Sars-Cov-2

43 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

590 janë nën asistim të oksigjeno-terapisë

Në QKUK janë të shtrirë 319 pacientë:

270 të konfirmuar me Sars Cov-2

23 në gjendje të rënduar

256 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:

Klinika Infektive, 117 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 64 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 34 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 71 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 4 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 23 pacientë + 5 në intensiven e Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 4 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 443 pacientë:

392 të konfirmuar pozitivë

20 në gjendje të rënduar shëndetësore

334- me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 66 pacientë

Spitali i Gjakovës, 70 pacientë

Spitali i Pejës, 101 pacientë

Spitali i Gjilanit, 80 pacientë

Spitali i Ferizajt, 63 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 44 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 19 pacientë./

The post 762 qytetarë të prekur me COVID-19 po trajtohen nëpër spitale, 590 prej tyre janë në oksigjeno-terapi appeared first on Mesazhi.com.