45 të vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

45-te-vdekur-nga-covid-19-ne-maqedonine-e-veriut

Ministria e Shëndetësisë informon se gjatë kësaj periudhe janë kryer 946 teste, ndërsa janë regjistruar 105 raste të reja me Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 403 pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në Maqedoni që nga fillimi i epidemisë është 152.685, numri i pacientëve të shëruarve është 133.473, numri i të vdekurve është 4.936, ndërsa numri i rasteve aktive është 14.276.