314 mijë të infektuar në një ditë, India thyen rekordin e rasteve ditore me COVID-19

314-mije-te-infektuar-ne-nje-dite,-india-thyen-rekordin-e-rasteve-ditore-me-covid-19

Me mbi 314 mijë raste të raportuara 24 orët e fundit, India ka tejkaluar rekordin e mëparshëm botëror të më shumë rasteve ditore me COVID-19.

Sistemi shëndetësor i shtetit të dytë me popullsinë më të madhe në botë është nën vështirësi serioze prej pandemisë dhe tashmë shumica e spitaleve po vuajnë për furnizimin me oksigjen.

Të mërkurën Gjykata e Lartë e Nju Delhit urdhëroi qeverinë indiane që të detyrojë zhvendosjen e oksigjenit nga zonat industriale te sistemi spitalor. Zyrtarisht autoritetet raportuan të mërkurën për 314,835 raste të reja me infeksion.

Rreth 16 milionë njerëz janë diagnostikuar me COVID-19 në Indi duke bërë që tashmë të jetë shteti i dytë me më shumë të infektuar në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në shtetin me rreth 1.4 miliardë banorë janë shënuar rreth 185 mijë viktima nga COVID-19. Situata është përshkallëzuar me një numër të lartë personash që po kërkojnë hospitalizim.

Prej nisjes së pandemisë në dhjetor 2019 në botë janë pikasur mbi 140 milionë raste me COVID-19, prej së cilave mbi 3 milionë janë mbyllur me pasojë vdekjen. /euronews

The post 314 mijë të infektuar në një ditë, India thyen rekordin e rasteve ditore me COVID-19 appeared first on Mesazhi.com.