28 subjekte politike i futen garës në zgjedhje

28-subjekte-politike-i-futen-gares-ne-zgjedhje

28 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi pas përmbylljes sa afatit për aplikim të subjekteve politike dhe dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim të subjekteve politike dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 14 shkurt 2021….Gjatë afatit të vendosur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, 8 janar – 16 janar, kanë dorëzuar aplikimin për çertifikim dhe listën e kandidatëve, gjithsejtë: 28 subjekte politike, prej tyre: 21 parti politike; 2 koalicione; dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1 079 kandidatë”, ka njoftuar ai.

Elezi veç tjerash ka theksuar se deri të hënën do të dërgohen listat në gjashtë institucione të tjera për verifikimin e këtyre kandidatëve. Ndërsa, më 1 shkurt do të hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotimet për zgjedhjet e 14 shkurtit.Tashme disa nga partitë politike kane publikuar edhe emrat e kandidatëve për deputet.

The post 28 subjekte politike i futen garës në zgjedhje appeared first on Mesazhi.com.