25 të vdekur dhe 234 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

25-te-vdekur-dhe-234-raste-te-reja-me-covid-19-ne-maqedonine-veriore

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore nga 2907 teste të kryera janë regjistruar 234 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 83 vetëm në Shkup.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 786 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 25 pacientë.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 153.694 raste, prej të cilëve 137.331 janë shëruar, kurse 5.067 kanë ndërruar jetë. Aktualisht në vendin tonë janë 11.296 raste aktive me virusin korona.

The post 25 të vdekur dhe 234 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore appeared first on Mesazhi.com.