22.8 milionë afganë kërcënohen nga uria këtë dimër

22.8-milione-afgane-kercenohen-nga-uria-kete-dimer

Nëse nuk ndërmerren veprime të menjëhershme atëherë miliona afganë do të përballen me urinë gjatë këtij dimri, paralajmëron Programi Botëror i Ushqimit i OKB-së (WFP).

Sipas WFP-së Afganistani është në prag të një krize humanitare, me më shumë se gjysmën e popullsisë – rreth 22.8 milionë njerëz – që parashikohet të përballen me pasiguri ushqimore këtë dimër.

Organizata tha se 3.2 milionë fëmijë nën pesë vjeç mund të vuajnë nga kequshqyerja.
“Situata është shumë e keqe. Në dhjetë vjet që monitorojmë pasigurinë ushqimore në Afganistan, nuk ka qene kurrë kaq keq”, tha Hsiao–Wei Lee, drejtues i Programi Botëror të Ushqimit.

Për të përballuar krizën Organizata e Kombeve të Bashkuara do të duhet të mobilizojë resurset në nivele të paprecedentë. Programi Botëror i Ushqimit po planifikon të rrisë ndihmën humanitare.

Për të përballuar një krizë të tillë, ky insititucion duhet të sigurojë mbi 190 milionë euro në muaj.

“Tani, Afganistani shënon ndër krizat më të këqija humanitare në botë”, tha WFP, duke shtuar se katastrofa po troket.

Shumë afganë tani po shesin pasuritë e tyre për të blerë ushqime.

Që nga ardhja në pushtet e talebanëve, ekonomia e brishtë afgane ndaloi së marri financime nga fondet nderkombetare si sanksione, teksa bota debaton nëse duhet apo jo të njohë regjimin e ri.

Talibanët e morën kontrollin e Afganistanit në muajin gusht pasi Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tërhoqën forcat e tyre pas rreth 20 vjet të intervenimit ushtarak për të rrëzuar nga pushteti regjimin taliban.

Fuqitë perëndimore pezulluan ndihmën, ndërsa Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar ndaluan pagesat.

Nëse Bruto Prodhimi i Brendshëm (PBB) i një vendi varet në shkallën 10% nga ndihmat e huaja atëherë konsiderohet si i varur nga ndihmat.

Në Afganistan rreth 40% PBB-së ishte ndihmë ndërkombëtare, sipas Bankës Botërore. /euronews

The post 22.8 milionë afganë kërcënohen nga uria këtë dimër appeared first on Mesazhi.com.