19 vjet nga vrasja e Smajl Hajdarajt, Anton Quni kërkon zbardhjen e rastit

19-vjet-nga-vrasja-e-smajl-hajdarajt,-anton-quni-kerkon-zbardhjen-e-rastit

Është ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, i cili ka kërkuar zbardhjen e rrethanave të vrasjes së tij.

“Smajli, portretizon vlerat më të larta njerëzore dhe heroike, i cili dha shembullin më të mirë për kontributin ndaj atdheut si ushtar i lirisë; por edhe kontributin personal dhe institucional, si pjesë e Parlamentit të Kosovës”, është shprehur Quni.

“Edhe sot, borxhi për të vënë drejtësinë për vrasjen e Smajl Hajdarit, rëndon institucionet e drejtësisë; prandaj, zbardhja e atyre rrethanave, përveç se është realizim i drejtësisë që e kërkon familja dhe secili qytetar i Kosovës, fuqizon themelet e demokracisë së shtetit dhe jep garanci për rrugëtim të sigurt dhe mbrojtje të vlerave më të larta demokratike”.