17 të vdekur dhe 1 mijë e 112 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

17-te-vdekur-dhe-1-mije-e-112-raste-te-reja-me-covid-19-ne-shqiperi

Në 24 orët e fundit, nga 3935 testime të kryera në Shqipëri janë konfirmuar 1112 raste me koronavirus, ndërsa 991 persona raportohet të jenë shëruar, njofton Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në spitalet rajonale po trajtohen 594 pacientë, 36 në terapi intensive nga të cilët 12 janë të intubuar.

Procesi i vaksinimit ka vijuar sot në tre qendrat e vaksinimit në Tiranë, Shkodër, Vlorë. Gjatë ditës së sotme janë kryer 736 vaksinime antiCovid për personelin shëndetësor dhe në shtëpitë e të moshuarve. Që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 3049 vaksina antiCOVID.

Më së shumti raste të reja janë konfirmuar në Tiranë – 392, Kavajë 107, Durrësi 86, Vlorë 54 raste etj.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 991 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 60,675 që nga fillimi i epidemisë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 17 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Kavaja, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Korça, të moshave 43-79 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë, me koronavirus në Shqipëri janë 96,838 raste, prej tyre 60,675 janë të shëruar, 34,546 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1,617 persona./A2

The post 17 të vdekur dhe 1 mijë e 112 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.