15 mijë e 672 mërgimtarë të telefonuar nga KQZ, mbi 13 mijë prej prej tyre u përgjigjën dhe u verifikuan

15-mije-e-672-mergimtare-te-telefonuar-nga-kqz,-mbi-13-mije-prej-prej-tyre-u-pergjigjen-dhe-u-verifikuan

Aktualisht janë 33 mijë e 500 aplikacione të hapura dhe në verifikim.

Nga ky numër, 17 mijë e 900 aplikues kanë aprovimin, teksa 4 mijë e 500 aplikacione janë në refuzim.

Ndërkaq, janë 134 mijë emaile të pahapura.

KQZ ka bërë të ditur po ashtu se ka telefonuar 15 mijë e 672 persona që jetojnë jashtë vendit për t’i verifikuar si votues.

Nga ky numër 13 mijë e 72 e kanë hapur telefonin  dhe janë verifikuar si votues. /Lajmi.net/