1,450 të vdekur që nga paraqitja e COVID-19 në Kosovë

1,450-te-vdekur-qe-nga-paraqitja-e-covid-19-ne-kosove

Që nga fillimi i pandemisë, 1,450 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 në Kosovë.

Numri total i rasteve pozitive nga 13 marsi i vitit të kaluar është 57,696, prej tyre 50.731 janë shëruar, ndërsa numri i i rasteve aktive është 5,515.

Sipas raportit të fundit të IKSHPK-së, numri total i rasteve pozitive është 57,696 raste nga 218.142 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1,450 raste të vdekjes.

Në raportin ditor për situatën epidemiologjike, IKSHPK të shtunën ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 244 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50,731 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5,515.

The post 1,450 të vdekur që nga paraqitja e COVID-19 në Kosovë appeared first on Mesazhi.com.