13 viktima dhe 865 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri

13-viktima-dhe-865-raste-te-tjera-me-covid-19-ne-shqiperi

Trembëdhjetë të sëmurë me COVID-19 të shtruar në katër spitalet e Tiranës humbën jetën 24 orët e fundit duke përkeqësuar më tej situatën e pandemisë në vend ngjashëm si në javët shqetësuese që vendi kaloi në periudhën e nëntorit.

Sipas raportimit ditor që bëri ministria e Shëndetësisë të hënën, viktimat e fundit ishin të moshave 60-80 vjeç – 9 pacientë ishin nga Tirana. Tashmë numri total i viktimave nga pandemia në Shqipëri ka shkuar në 1,393.

Ministria tha se pas 2,960 testimesh të kryera, rezultuan gjithashtu pozitivë 865 qytetarë (pozitiviteti 29.2%) – pjesa më e madhe e të infektuarve ishin në Tiranë (421), Fier (55), Lushnjë (39) dhe Durrës (35).

Tashmë totali i rasteve të pikasura, që prej nisjes së pandemisë në Shqipëri ka shkuar në 78,992 raste, nga të cilat 47,922 kanë mundur të shërohen (498 gjatë 24 orëve të fundit) – 60.6% e rasteve totale të deklaruara janë mundur të riaftësohen.

The post 13 viktima dhe 865 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.