13 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore

13-te-vdekur-dhe-725-raste-te-reja-me-covid-19-ne-maqedonine-veriore

Në Maqedoninë Veriore në 24 orët e fundit janë kryer 3.342 testime për Covid-19 dhe prej tyre 725 kanë rezultuar pozitivë me virusin.

Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 215 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 13 pacientë.

Në Maqedoninë Veriore që nga fillimi i pandemisë me Covid-19 janë diagnostikuar 100632 persona, ndërsa janë shëruar 90.311.

Prej fillimit të pandemisë jetën e kanë humbur 3.098 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 7223.

The post 13 të vdekur dhe 725 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore appeared first on Mesazhi.com.